Mund ta karikoni në shtëpi ose në punë 100 km distance për vetëm 0,40 €. Shërbimi ka kosto minimale.
E ndërtuar me materiale cilësore dhe dizajn modern, nga 17kWh deri në 27 kWh bateri moderne litiumi.
Deri në 257 km distancë me një karikim të plotë. Garanci themelore 4 vjet. Vetëm 5-6 orë karikim në shtëpi.
Makina zhidou është me një dizajn italian dhe pajisjet me moderne, distanca varet nga lloji i baterisë e cila mund të porositet me 17 ose 27 kwh bateri dhe me ose pa sistem të rigjenerimit …
Modeli LS100 me një mbushje mund të ju dërgoj deri në 160 km distanë dhe mund të ngarkohet deri në 500 kg …
Modeli LS200 me një mbushje mund të ju dërgoj deri në 300 km distancë dhe mund të ngarkohet deri në 1000 kg …
Ekonomike
Makina elektrike ZhiDou do t’ju garantojë transportin më ekonomik brenda qytetit si dhe jashtë tij.
Udhëtimi me ZD është më i lirë se transporti publik. ZD mund të karikoni pothuajse kudo: në shtëpi përmes një prize standarde (zakonshme)230V, në vendet si në hotel, punë apo garazhin tuaj.
Në BE karikimi i një makine elektrike bëhet dhe në stacione të caktuara e që është plotësisht FALAS ose për një tarifë minimale . Një pagesë e plotë në shtëpi llogaritet (sipas tarifës) 0,80 € dhe ju merrni një diapazon deri në 257 km (në varësi të modelit). Një makinë elektrike 100% ka kosto minimale të shpenzimeve në krahasim me motorët me djegie të brendshme, si psh. nuk keni nevojë të ndërroni vaj, filtra të ndryshme apo kandele etj.
Rehatia juaj gjatë ngasjes në makinat elektrike ZhiDou do të bëhet më e këndshme nga pajisjet e jashtëzakonshme, të cilat janë vetëm një hap larg pajisjeve maksimale dhe një ndjenjë luksi të jashtëzakonshëm .
Makinat elektrike ZD janë të pajisura me bateri ultra-moderne LPF dhe LMO.
Këto bateri të lehta, të kombinuara me peshën e lehtë të makinës dhe motorin e sofistikuar,mundësojnë afërsisht deri në 257 km me një karikim të vetëm(varësisht nga përdorimi i aksesorëve të ndryshëm).
Bateritë karakterizohen me një jetëgjatësi dhe një garancion 4 vjeçarë .
Nevojitet 5-6 orë (në varësi të modelit) për të karikuar plotësisht bateritë përmes karikuesit. Ju gjithashtu mund të karikoni makinën tuaj elektrike në komoditetin e shtëpisë tuaj nga një prizë standarde 230V, duke përdorur kabllon e karikimit, e cila është pjesë e pajisjeve themelore dhe karikuesit(mbushësit).
Automjet kompakt, i shkathët,praktik,funksional dhe më me rëndësi jashtëzakonisht ekonomik për trafikun e qytetit,këto janë karakteristikat kryesore të ZD.
Në çdo moment do t’ju ofrojë mundësi ideale në ngasje si dhe në bashkëpunim me sensorët e parkimit me një kamerë parkimi do t’ju sigurojë parkim të lehtë e pa problem në qytet.
Një ndihmës i dobishëm për nevojat tuaja të përditshme në qytet dhe periferi duke mundësuar çasje kudo.